Në vend të hyrjes
Libri i poetit Sevet Dauti Fterrë, zemra
ime
Vëllimi me poezi popullore që po paraqesim , është përpjekja e parë e
vjershëtorit fteriot Servet Dauti për të dalë para lexuesve me një libër të plotë,
ku janë përmbledhur një pjesë e krijimeve të tij të shkruara në vite. Disa nga vjershat janë botuar edhe në gazetën Fterra
jonë e në simotrat e saj të fshatrave fqinjë.
Në këto vjersha të bie në sy dashuria e pakufishme që ka autori për vendlindjen, për Fterrën tonë të dashur, të cilës
i kushton disa poezi radhazi. Gjithashtu, autori nuk harron vitet e vështira të fëmijërisë, shokët e tij të vegjëlisë, vendet e bukura të fshatit, stanet e çobanëve, ujët e ftohtë të Ixorit, e të tjera, e të
tjera.
Vend të veçantë zenë poezitë për traditat, për luftëtarët e krahinës e të fshatit, për hisorinë e arsimit e të kulturës,
për mikëpritjen e bujarinë e Fterrës dhe për njerëz të shquar të saj.
Bukurinë e freskinë këtij vëllimi ia shtojnë këngët e dashurisë, të cilat
mendoj se janë nga më të bukurat dhe lexohen me shmë dëshirë. Kjo tregon edhe faktin se autori, edhe pse tani është pensionist,
ka patur e ka ndjenja të holla, që i derdh me mjeshtërinë e poetit popullor në
vargje, që do të mbeten të pashlyera në kujtesën e lexuesit.
Autori, edhe pse shumicën dërmuese të poezive i ka shkruar për Fterrën e fterjotët, nuk ka patur dhe nuk mund të kishte
për qëllim që të zgjidhte fugurat kryesore të fshatit. Ai ka shkruar i frymëzuar nga ndjenjat e dëshirat e çastit, ka përfshirë
në vjersha moshatarët, çobanët, vjershëtorët e të tjerë. Nuk duhet të zemërohen as ata, për të cilët Serveti ka thurur vjersha
shoqërore e humoristike, të cilat, siç dihet, kanë qenë në traditën e bukur të bejtexhinjve fteriotë.
Në redaktimin e këtij vëllimi, jam munduar që gjithçka të bjerë era Fterrë, duke ruajtur stilin e vargjet e shkruara
nga Serveti, duke lënë edhe fjalë e shprehje që përdoren në fshat, duke sakrifikuar ndonjëherë dhe ortografinë, për hir të
vargut e të rrimës. Këto , shpresoj, do të kuptohen drejtë e jo si mungesë serioziteti.
I urojmë Srvetit suksese të mëtejshme dhe jam i bindur se në të ardhmen do të kemi prej tij edhe botime të tjera.
Bardhyl Xhama
-Shkrimtar-