HUNDA E DRERIT
Shokė mė
ka mbet merak,
qė tė shkoj
nė Hund tė Drėrit,
ma bėn zemra trik e trak,
sju gėnjej, pėr fjal tė nderit!.
Mė duket
kam dyzet vjet,
mos kam
dhe mė shumė vallė?
por them
qė tė shkoj sivjet,
qė ta shuaj
atė mall.
Tė shikoj
tėndėn e dhėne,
atė tėndėnė
me famė,
ku rrinte
Godua i Mėngule,
dyzet e
shtatė vjet me radhė.
Ajo tėndė madhėshtore,
ku mėrzenin mijra krerė,
ėshtė tėndė beharore,
ska tė paguar nė verė.
Atje ėshtė dhe burimi,
me ujė tė ftohtė bore,
ay ėsht ilaē shėrimi,
bashkė me Kruan e Molle.
Nė atė vend ēdo behar,
verojnė ēobanėria,
janė vėllezėrit tanė,
qė i lashtė Perėndia!
Janė ēobanėt e dhėne,
verojnė pėr bukuri,
me bagėtinė nė mendje,
qė tė bėjnė katandi.
Lumthi ju, more ēobanė,
sa shumė ju kam zili,
kaloni atje beharė,
shijoni atė freski.
Nė mėngjes sa zbardh agimi,
ja fillon kėngės thėllėza,
pėrzier me zė bilbili,
dhe blegėrimėn e dhėnve.
Natėn dhėntė kullosin,
ditėn mėrzejnė nė tėndė,
ēobanėt radiot dėgjojnė,
apo shtrihen, gjumė flenė.
Kur venė dhėntė pėr ujė,
nė krye dashi pėrēor,
hajde moj kope me vulė,
buēasin zile kėmborė!
Dymbėdhjet zile kėmborė,
sa mirė janė ujdisur,
si njė orkestėr frymore,
Zoti i ka jaradisur!
Kur shtrohet stani pėr ujė,
ēobanėt ulen nė brinjė,
marrin longare dhe culė
dhe fillojnė qė tu bien.
Melodia ska tė ndalur,
pėrhapet gjer nė Lėpjetė,
jehona merr gryka , male,
tė hidhet zemra pėrpjetė.
Pa shiko qentė e stanit,
duken tamam si gumenė,
janė besnik tė ēobanit,
dit e nat ruajn kopenė.
Ju, o vėllezėr ēobanė,
i dolėt zot bagėtisė,
me to dimėr
e behare,
larg fėmijve
e shtėpisė.
Shekuj dhe vite me radhė,
ēobani ėshtė nderuar,
siē thoshin
gjyshėrit tanė:
Ėshtė zanat
i bekuar!
|