THĖLLĖZĖ QĖ RRI NĖ MAL
Thėllėzė qe rri nė mal,
varu posht, eja nė stan,
dashin do ta bėj kurban.
Dashin do ta pjek nė hell,
Tė ham mish, tė pimė verė,
Tė pimė ver e raki,
te burimi nėn lajthi,
ku ka hije dhe freski.
Thėllėzė me naze shumė,
moj thėllėza nė kuvli,
nė darkė do flemė gjumė,
do bėjmė pak dashuri,
tė mbulohemi me shark,
tė cikemi bark pėr bark.
Nė mėngjes pa gdhirė mirė,
Bashk do shkulim bagėtinė
dhe do i biem nė shtrungė,
ti ngaē ti e ti mjel unė.
Moj thėllėza gur mbi gur,
ētė ka rėnė ai nur,
nuri yt i bukurisė,
shpirti yt i dashurisė.
|