DOLA SIPĖR NĖ RRĖMULLĖ
U ngrita qė nė sėhur,
i hipa mushkės kaluar,
tė shkoj nė stan e haur,
ēobanėt pėr tė takuar.
Mora rrugėn mė tė lartė,
duke ikur i menduar,
nuk di fillin ku ta kap ,
ato mė vijnė trazuar.
Atje sipėr nė Heri,
i zbrita mushkės xanxare,
sma mbajti, s kam kuturi,
bie, bėhem copa fare.
Dola sipėr nė Rrėmullė,
dėgjoj ca zile, kėmborė,
dhen e dhi pėrtej nė Gurrė,
nė krye dashi pėrēor.
Shihni si shtrihet bregdeti,
Qė nga Vlora nė Sarandė,
si njė mal duket trageti,
kur lundron sipėr mbi valė.
Hajde-hajde moj rivierė,
natyra tė ka qėndisur,
mė kot nuk tė thonė perlė,
turistėt i ke mahinitur.
Pastaj shikimin e tret,
ndėr male, gryka e pllaja,
nga Hunda e Drerit nė Kretė,
deri nė Lėpjet tek maja.
Ngado qė tė hedh vėshtrimin,
shoh dhėn , mėrzejnė nė tėndė,
dhe mė poshtė tek burimi,
po pi ujė njė thėllėzė.
Dola sipėr nė Qaf Arrė,
tė takoj nja dy ēobanė,
janė kushurinj tė parė,
Tarasi me gjith Dalanė.
Kur u afrova nė tėndė,
ēobanve u bėj njė zė,
tė ngrihen, tė lidhin qentė,
qė jan shtrirė nė shullė.
Ēobanėt ēohen nė kėmbė:
"Pa shiko se kush na erdhi,
tė dalėm sipėr nė tėndė,
mė ngjan se po vjen Serveri.
Server, o vėllai ynė,
sa shumė na piku malli,
ti je pėr tė pir dollinė,
na sajdis nė maj tė malit".
"Dhe ju, vėllezrit e mi,
ti Taras e ti Dalan,
kisha shumė kėnaqėsi,
tė vij tu takoj nė stan.
Kėmbėkryq e pėrmbi bar,
fillon muhabeti shtruar,
kėmbyem nga njė cigare,
kutitė duhen ndėrruar.
Mė pastaj, sipas zakonit,
tė shtrojnė raki tė mirė,
por nuk mjafton as bidoni,
kur ke pėrpara shėllirė.
U pėrqafuam, u ndamė,
mora rrugėn tatėpjetė,
qė ti zė stanet me radhė,
nga Hund e Drerit nė Kretė.
Ja ku ėsht Galisht i Mesmė,
mu kujtua xha Vahiti,
kur i binte culės sė shkretė,
ndalonte kėngėn bilbili.
U nisa pėr nė Qutec,
mė pret motra te hauri,
qė nga larg e pėrshėndes,
ulem pak majė njė guri.
E dashura Hamise,
ēobanesha e vėllait!
Erdha, ja, kėtu mė ke,
mu nė stane, majė malit.
U pėrqafuam me mall,
lotėt mė rrodhėn si krua,
piva njė sapllak me dhallė,
tėrė trupi mu freskua.
Pastaj hypa lart nė shtrat,
nga mali hodha vėshtrimin,
pres tė vijė im - kunat,
tė bjerė kopen te mrizi.
Dhitė po zbresin nga mali,
i pėrēon cjapi me zile,
i gjatė mė duket vargani,
do pinė ujė nė Vidhez.
Ja po vjen dhe Sulo Zhupa,
me njė thėllėzė nė dorė,
e ka vrarė nė Lėpusha,
lart, nė malin me dėborė.
Nesėret vamė nė Gurrė,
sipėr, te kroi i Asllanit,
njė sheleg nė hell e vumė,
qe zakoni i ēobanit.
U ulėm shtruar nė hije,
krici kėnga, muhabeti,
me mish pėrpara dhe pije,
me dolli edhe shėndete.
Vėllezėr, tė mė besoni,
atje ėshtė mrekulli,
po tė doni e provoni,
shkoni verės pėr freski.
Nga Hund e Drerit nė Kretė,
mė shumė se dhjetė burime,
Galishtit i japin jetė,
vend i begatė pėr prodhime.
|