Make your own free website on Tripod.com

FTERRE, ZEMRA IME

Te kem krahė tė fluturoj

Home
FTERRE, ZEMRA IME - Permbledhese
Fshati im i bukur Fterre
Kujtimet e fėmirisė
Hunda e Drerit
Katėr stinė
Rrugėn e malit kujtoj
Te kem krahė tė fluturoj
Si manare tė rris vetė
Dola sipėr nė Rrėmullė
Thėllėzė qė rri nė mal
Moj ftuja vilore kuqe
Jane granata mesimor
Ike larg pėr tė studiuar
Kėshtu mbeēim,tė bashkuar
Zjarri qė u ndez nė lumė
Vranishti lindi bilbila
Tradita shkon brez pas brezi
Nipi i Selim Hasanit
Kurvelesh i trimėrisė
Ē'mu kujtua Gur i Ēokes
Nė shkollė tė Kuēit tė njoha
Pėr ato dy vjet nė Sasaj
Mos mė qėrto, po tė duash
Gomari i kryeplakut
Shelege, ku ishe mbrėmė
U gjet varri i ēifutit
Mos e kishe kokosh fare
Do ti therras Parlament
Fterrė e lashtė e hitorisė
Dritėro, o penė e artė
Sevdaja ma ndiste gjakun
Vjen milorja rėndė - rėndė
Cirkua njė zog i rrallė
Servet, qėnke i marrė
Me shpirt n'Ixuar per dite
Je si Parisi dhe Vjena
Do ti kendoj trimerise
Kapetan Lazo Kofina
Loti syte mi verbon
Na mesoi abc-ne
Luftove me pushke e pene
levdatat si dua
Pas botimit te librit

servet4.jpg
Servet Dauti maj 2003

TE KEM KRAHĖ TĖ FLUTUROJ

 

Kam njė xhėngė e njė brengė,

njė mall qė mė pėrvėlon,

veē pėr ty e dashur Fterrė,

aty mendja mė qėndron.

 

Tė kem krahė tė fluturoj,

do kaloj fusha e male,

atje do vij tė qėndroj,

atje do rri e do ēmallem.

 

Tė shoh fshatin me brezare,

kudo pemėt gjelbėrojnė,

mbushur ullinj, portokalle,

bukuritė stė mungojnė.

 

Tė tė shoh, o Fterra plakė,

Fterra e lashtė nė vite,

tė bredh kalldrėm e sokak,

eh, se ēdjem e vajza rrite!

 

Tė shoh male, gryka, kodra,

qė i kam rrah cep mė cep,

her me shokė nėpėr lodra,

her me kecėr, dhi e cjep.

 

Tė bredh vetėm nė burime

dhe tė njom buzėn me ujė,

eh, kjo femiria ime,

her me gaz e her rrėmujė!.

 

Tė vij e tė sjell ndėrmend,

ata burra tė nderuar,

kur mblidheshin nė Kuvend

dhe ēdo hall e zgjidhnin shtruar.

 

Tė mbledh gjithė shoqėrinė,

tė pjekim njė mish nė hell,

sė bashku ta ngrem dollinė,

ashtu si bėnim ngaherė.

 

Tė buēasė kėnga labe,

kėnga e dashur fterjote,

tė ngrihemi dhe nė valle,

tė kapemi dorpėrdore.

 

Kujtoj vajzat si sorkadhe,

veshur ēitjan e peshli,

kėndonin e hidhnin valle,

gjith lezet e hijeshi.

 

Tė takoj dhe pleqt e fshatit,

me ta tė kėmbej ca llafe,

tė ulem pranė oxhakut,

tė pimė duhan dhe kafe.

 

Me ta do tia nisim shtruar,

ēna ka lėnė historia,

si kan rrojtur e luftuar,

ndryshe sshkruhet poezia.

 

Tė dal dhe sipėr nė Kikė,

ku ne djemtė loznim me top,

tė rri tė prehem njė ēikė,

tė sjell ndėrmend ata shokė.

 

Tė shkoj edhe nėpėr stane,

tė takoj ēobanėrinė,

kur dėgjoj zile, ēokane,

sikur flas me Perėndinė.

 

Tė ha shėllirė lėkure,

qė mbledhin ēobanėt nė vjeshtė,

tė pi raki me pagure,

tė ndez duhanin me eshkė.

 

Nė vorreza tė shkoj me respekt

dhe tė vė nga njė tufė me lule,

shpirt i tyre pushoft nė xhenet,

trupi tyre pėrjet nė qivure!

 

Enter supporting content here

Degjo zogun