Make your own free website on Tripod.com

FTERRE, ZEMRA IME

Kujtimet e fėmirisė

Home
FTERRE, ZEMRA IME - Permbledhese
Fshati im i bukur Fterre
Kujtimet e fėmirisė
Hunda e Drerit
Katėr stinė
Rrugėn e malit kujtoj
Te kem krahė tė fluturoj
Si manare tė rris vetė
Dola sipėr nė Rrėmullė
Thėllėzė qė rri nė mal
Moj ftuja vilore kuqe
Jane granata mesimor
Ike larg pėr tė studiuar
Kėshtu mbeēim,tė bashkuar
Zjarri qė u ndez nė lumė
Vranishti lindi bilbila
Tradita shkon brez pas brezi
Nipi i Selim Hasanit
Kurvelesh i trimėrisė
Ē'mu kujtua Gur i Ēokes
Nė shkollė tė Kuēit tė njoha
Pėr ato dy vjet nė Sasaj
Mos mė qėrto, po tė duash
Gomari i kryeplakut
Shelege, ku ishe mbrėmė
U gjet varri i ēifutit
Mos e kishe kokosh fare
Do ti therras Parlament
Fterrė e lashtė e hitorisė
Dritėro, o penė e artė
Sevdaja ma ndiste gjakun
Vjen milorja rėndė - rėndė
Cirkua njė zog i rrallė
Servet, qėnke i marrė
Me shpirt n'Ixuar per dite
Je si Parisi dhe Vjena
Do ti kendoj trimerise
Kapetan Lazo Kofina
Loti syte mi verbon
Na mesoi abc-ne
Luftove me pushke e pene
levdatat si dua
Pas botimit te librit

servet.jpg
Ne parlamentin e Fterres 10 maj 2003

KUJTIMET E FĖMIRISĖ

     - histori nė vargje -

 

Duke ndenjur e menduar,

mu kujtua fėmiria,

mora penėn pėr tė shkruar,

tė hedh kujtimet e mia.

 

Vitet rrjedhin porsi lumė,

koha ikėn pa u ndier,

malli shtohet dhe mė shumė,

tani mosha ėshtė thyer.

 

Kujtoj kur venim me dhi,

ne ishim njė grup shokėsh,

buzave dhe nė Heri,

nė Luk e nė Gur tė Ēokės.

 

Nė verė shkonim nė lumė,

laheshim nė pus tė Maēe,

nganjėherė flinim gjumė,

loznim dhe kala dibranēe.

 

Kur kthenim pėr nė shtėpi,

ēdo ditė vazhdonte avazi,

meqė kishim shumė uri,

hanim kumbulla te Gjilazri.

 

I hanim nė fshehtėsi,

njė shok e linim tė ruante,

se xha Metua si bekshi,

rrezik, kurrizin na kruante.

 

Mbasdite loznim me top,

luanim sipėr nė Kikė,

Leka e Tenua me shokė,

ishin tė aftė e teknikė.

 

Nė mėngjes shkonim pėr zogj,

nė mėne vrisnim mėllėnja,

nė Langadh e nė Ēerrica,

por dhe pėrtej nė Dėllėnja.

 

Nexhatin kishim pronjar,

na bėnte dru pėr llastikė,

me dėllėnj apo me panjė

dhe tė gjithėve na gostiste.

 

Tė mirėt shokėt e mi,

o shokėt  e mi tė rrallė,

do ju kujtoj njė nga njė,

e tu fut nė vargje radhė.

 

Kujtoj Zihan e Livanė,

kujtoj Shefit e Lumanė,

qė shtėpitė i kishin pranė

dhe asgjė sna kishte ndarė.

 

Po kė tė kujtoj mė parė?

Istref, Ēaush e Luanė,

tė tre tė njė gjaku janė,

dhe tė zgjuar, dhe shenjtanė.

 

Nė hizmaj, Nuho, Parizi,

janė kushėrinj tė parė,

kur shokėt i cingėrisnin,

se hanin fare shakanė.

 

Nė shkurtaj ish Felatuni,

kishte lerė nė Harzat,

po ishte trim ferauni,

nam kish lėnė nė Tatzat!

 

U hap fjala nė gjith fshanė,

pėr trimėrinė e Felatunit,

qė kish rrahur millonanė,

se ashtu ia thoshte truri.

 

Njė ditė la bagėtinė,

zbriti nga mali me forė,

tė tregonte trimėrinė,

doli nė Qaf Kumarovė.

 

Pasi zuri mirė pusinė,

u mbėshtet mbi njė bastun,

..tani un do bėj kėrdinė,

mos mė thėnēin Felatun!.

 

Dhe priste me pa durim,

tė vinin shokėt nga shkolla,

se do hidhej me tėrbim,

sa tė tundej Kumarova.

 

Djemtė po vinin me radhė,

ai rrinte kapardisur,

i shkoi secilit pranė,

mė shumė pėr ti cingrisur.

 

Dhe i thėrret njė nga njė:

..kush ėshtė burrė tė dalė,

tė dalė pa bėrė zė,

se ja, kėtu e bėj palė!

 

Mė lartė ishte Plotimi,

hiqej si kapadai,

ishte nipi i Selimit,

bėrė hoxhė nė Ēamėri.

 

Atje pėrtej nė Gjozikė,

Dauti me gjith Osmėnė,

ishin trima skishin frikė,

ishin shokė pėr tė qėnė.

 

Osmėni ngrinte dhokane,

mu sipėr nė Hasakond,

i ziu gjente belanė,

se dikush ja kontrollon.

 

Dauti rrinte nė mal,

jetonte sipėr nė Gurrė,

se atje kishin njė stan,

kishin ēepėrk e haur.

 

Dhe nė Rrėzė, nė Ixuar,

kishim dy shokė tė mirė,

ishin si ujė tė kulluar,

Firdusi me gjith Resminė,

 

U rritėn tė dy jetimė,

u rritėn pa baballarė,

vdekja e mori Resminė,

qė kur ish njėzet vjeē djalė.

 

I miri Gazi Korkuti,

shoku ynė si flori,

sėmundja shpejt e kėputi,

na iku fare i ri.

 

Edhe Liftua i shkretė,

nga jeta u nda pa pritur,

nuk e dimė se ēe gjet,

ēsėmundje e kish goditur.

 

Resmi, Lifto dhe Gazi,

o shokėt tanė tė shtrenjtė,

na ikėt qė nė rini,

pėr ju qajnė djemt e pleqtė.

 

Aty nga viti pesdhjetė,

nė fshat na erdhi xharahu,

gjithė djemt u bėn synet,

iu hoq pleqve meraku.

 

Bashkimi u trėmb atėhere,

kur pa xharahun nė shtėpi,

..baba, do ma pres tė tėrė ..!?

dhe qante me ngashėri.

 

Disa shokė ishin tė prapė,

hanin veten nga inati,

nuk linin dy gurė bashkė,

shejtanėr ju thoshte fshati.

 

Me dhi kur shkonim pėrditė,

me vete merrnim paguret,

i mbushnim nė Musto, Koritė,

pėr gryke u lidhnim oshkuret.

 

Pastaj ngjiteshim nė Mėllezė,

atje e bėnim pushimin,

dhitė nė Noc e Sinacergė,

neve dilnim tek Ēipini.

 

Atje rrinim nėnė hije,

nė hije tė shkozės plakė,

dhitė i kishim karshi,

mėrzenin se ishte vapė.

 

Pas dreke, kur kthehej dita,

i shkulnim dhitė poshtė,

ne zbrisnim nė korita,

ato vinin duke kullotė.

 

Nė darkė uleshim nė Varre,

nė vijė ato pinin ujė,

pastaj shkonim nė nome,

dhe mbushnim vedrat me shkumė.

 

Ēdo mėngjes gjėmonte dybeku,

nėnat lodheshin shumė,

qė nga Rrėza gjer te Bregu,

dhalla derdhjej si lumė.

 

Gjithė burrat e moshuar,

mblidheshin ēdo mbasdite,

kėrciste Xholi nė Ixuar,

mė shumė pėr zbavitje.

 

Xha Xhevdeti gjithmonė thosh,

sa herė qė bėnte ramė,

..mė gjan se u gargallos,

prandaj censurėn me radhė

 

Sa herė qė bėheshin dasma,

pėr ne tė rinjtė ishte nder,

se ndiznim zjarret pėrjashta

dhe piqnim mishrat nė hell.

 

Pa merrnim bukė tė grinjė,

e prisnim atė feta-feta,

e ngjyenim me dhjamė tė shkrirė,

pėr ne ajo ishte jeta!

 

Nė darkė kur niste dasma,

na priste i zoti i shtėpisė,

herė brenda e herė pėrjashta,

nė sofrėn e bujarisė.

 

Nė trapeze fillonte kėnga,

anė e kėnd buēiste jehona,

ti dėgjoje ta kish ėnda,

srreshtnin meloditė tona.

 

Burrat shtroheshin mė vete,

hanin mish, pinin raki,

kėndonin dhe ngrinin bejte,

tė gjithė i kishin zili.

 

Ata qenė burra zakoni,

puntorė e mendjehollė,

me ta kish lezet sufrani,

shumica kishin dhe shkollė.

 

Pa kur ngrihej Taro Gjoni,

e hidhte vallen tė rėndė,

zėrin e merrte homoi,

ēkuleshin gur e shkėmbenj.

 

Ishte edhe xhaVahiti,

qė e dridhte vallen  mirė,

rrotullohej pėrmbi gishta,

sikur tė ish balerinė.

 

Kur merrje culėn nė dorė,

ēi bije me ligjėrime,

sikur kishe bėrė shkollė,

eh, ēma ngrohje zemrėn time!

 

Ata burra tė nderuar,

mė kan lėnė shumė mbresa,

pėr tė gjithė do tė shkruaj,

qė tė mbahen mend nė breza.

 

Djemt e Fterrės si sorqedhė,

edhe vajzat si sorkadhe,

kudo ndrisin si ylberė,

do ti skalit nėpėr vargje.

 

Gjyshet, nėnat hallemadhe,

na kuan, na dhanė gji,

mikėpritse e bujare,

i kujtoj me dashuri.

 

Me fukarallėk tė madh,

hapinin krahėt e na prisnin,

sapo futeshim nė vath,

me kufeta na gostisnin.

 

O shokėt e mi tė shtrenjtė,

qė u rritėt me mundime,

nuk do tju harroj pėr jetė,

se me ju kam shumė kujtime.

 

Sado qė ishim tė varfėr,

ne tė gjith vazhduam shkollė,

herė zhveshur e herė zbathur,

por nga dija shoqėm dorė.

 

Ishim tė gjithė tė mitur,

kur shkonim nė shkollė nė Kuē,

me vuatje qemė kalitur,

herė me bukė e herė pa bukė.

 

Ishim rreth njėzetė djem,

rrinim nė shtėpi tė Gjolige,

atje kishim gjetur strehė,

na bėnte dritė njė kandile.

 

Tė varfėrit ēkemi heq,

nė tė ftohtė , shi e borė,

sish me muaj por me vjetė,

na mbeti ēanta nė dorė.

 

Disa dolėn profesorė,

disa pėr mėsues vanė,

njė pjesė u bėnė puntorė,

mbetėn dhe nė fshat ēobanė.

 

Dikush shkoi pėr oficer,

ndonjėri ekonomist,

kush deshi u bė shofer,

inxhinier, doktor, jurist.

 

U shpėrndanė anembanė,

ku kishte nevojė atdheu,

qė nga Dibra nė Sarandė,

i bekoi mėmėdheu!

 

Enter supporting content here

Degjo zogun