Make your own free website on Tripod.com

FTERRE, ZEMRA IME

FTERRE, ZEMRA IME - Permbledhese

Home
FTERRE, ZEMRA IME - Permbledhese
Fshati im i bukur Fterre
Kujtimet e fėmirisė
Hunda e Drerit
Katėr stinė
Rrugėn e malit kujtoj
Te kem krahė tė fluturoj
Si manare tė rris vetė
Dola sipėr nė Rrėmullė
Thėllėzė qė rri nė mal
Moj ftuja vilore kuqe
Jane granata mesimor
Ike larg pėr tė studiuar
Kėshtu mbeēim,tė bashkuar
Zjarri qė u ndez nė lumė
Vranishti lindi bilbila
Tradita shkon brez pas brezi
Nipi i Selim Hasanit
Kurvelesh i trimėrisė
Ē'mu kujtua Gur i Ēokes
Nė shkollė tė Kuēit tė njoha
Pėr ato dy vjet nė Sasaj
Mos mė qėrto, po tė duash
Gomari i kryeplakut
Shelege, ku ishe mbrėmė
U gjet varri i ēifutit
Mos e kishe kokosh fare
Do ti therras Parlament
Fterrė e lashtė e hitorisė
Dritėro, o penė e artė
Sevdaja ma ndiste gjakun
Vjen milorja rėndė - rėndė
Cirkua njė zog i rrallė
Servet, qėnke i marrė
Me shpirt n'Ixuar per dite
Je si Parisi dhe Vjena
Do ti kendoj trimerise
Kapetan Lazo Kofina
Loti syte mi verbon
Na mesoi abc-ne
Luftove me pushke e pene
levdatat si dua
Pas botimit te librit

Vjersha te botuara ne librin "Fterre, zemra ime"

serveti45.jpg
Serveti ne Fterre

FSHATI IM I BUKUR, FTERRĖ

Fshati im i bukur, Fterrė,

i vendusur nė luginė,

plot me gjelbėrim e pemė,

qė ta shtojnė begatinė.

Ujėt qė buron nga mali,

burime me shumė vlerė,

pėr ty mė ka marrė malli,

fshati im i bukur, Fterrė!

Fterra ime gjith brezare,

mė dukesh njė mrekulli,

ti nė mes e pėr rreth male,

porsi zogu nė kuvli.

 

 

KUJTIMET E FĖMIRISĖ

- histori nė vargje -

Duke ndenjur e menduar,

mu kujtua fėmiria,

mora penėn pėr tė shkruar,

tė hedh kujtimet e mia.

Vitet rrjedhin porsi lumė,

koha ikėn pa u ndier,

malli shtohet dhe mė shumė,

tani mosha ėshtė thyer.

Kujtoj kur venim me dhi,

ne ishim njė grup shokėsh,

buzave dhe nė Heri,

nė Luk e nė Gur tė Ēokės.

Nė verė shkonim nė lumė,

laheshim nė pus tė Maēe,

nganjėherė flinim gjumė,

loznim dhe kala dibranēe.

Kur kthenim pėr nė shtėpi,

ēdo ditė vazhdonte avazi,

meqė kishim shumė uri,

hanim kumbulla te Gjilazri.

I hanim nė fshehtėsi,

njė shok e linim tė ruante,

se xha Metua si bekshi,

rrezik, kurrizin "na kruante".

Mbasdite loznim me top,

luanim sipėr nė Kikė,

Leka e Tenua me shokė,

ishin tė aftė e teknikė.

Nė mėngjes shkonim pėr zogj,

nė mėne vrisnim mėllėnja,

nė Langadh e nė Ēerrica,

por dhe pėrtej nė Dėllėnja.

Nexhatin kishim pronjar,

na bėnte dru pėr llastikė,

me dėllėnj apo me panjė

dhe tė gjithėve na gostiste.

Tė mirėt shokėt e mi,

o shokėt e mi tė rrallė,

do ju kujtoj njė nga njė,

e tu fut nė vargje radhė.

Kujtoj Zihan e Livanė,

kujtoj Shefit e Lumanė,

qė shtėpitė i kishin pranė

dhe asgjė sna kishte ndarė.

Po kė tė kujtoj mė parė?

Istref, Ēaush e Luanė,

tė tre tė njė gjaku janė,

dhe tė zgjuar, dhe "shenjtanė".

Nė hizmaj, Nuho, Parizi,

janė kushėrinj tė parė,

kur shokėt i cingėrisnin,

se hanin fare shakanė.

Nė shkurtaj ish Felatuni,

kishte lerė nė Harzat,

po ishte trim ferauni,

nam kish lėnė nė Tatzat!

U hap fjala nė gjith fshanė,

pėr "trimėrinė" e Felatunit,

qė kish rrahur millonanė,

se ashtu ia thoshte truri.

Njė ditė la bagėtinė,

zbriti nga mali me forė,

tė tregonte trimėrinė,

doli nė Qaf Kumarovė.

Pasi zuri mirė pusinė,

u mbėshtet mbi njė bastun,

"..tani un do bėj kėrdinė,

mos mė thėnēin Felatun!".

Dhe priste me pa durim,

tė vinin shokėt nga shkolla,

se do hidhej me tėrbim,

sa tė tundej Kumarova.

Djemtė po vinin me radhė,

ai rrinte kapardisur,

i shkoi secilit pranė,

mė shumė pėr ti cingrisur.

Dhe i thėrret njė nga njė:

"..kush ėshtė burrė tė dalė,

tė dalė pa bėrė zė,

se ja, kėtu e bėj palė!"

Mė lartė ishte Plotimi,

hiqej si kapadai,

ishte nipi i Selimit,

bėrė hoxhė nė Ēamėri.

Atje pėrtej nė Gjozikė,

Dauti me gjith Osmėnė,

ishin trima skishin frikė,

ishin shokė pėr tė qėnė.

Osmėni ngrinte dhokane,

mu sipėr nė Hasakond,

i ziu gjente belanė,

se dikush ja kontrollon.

Dauti rrinte nė mal,

jetonte sipėr nė Gurrė,

se atje kishin njė stan,

kishin ēepėrk e haur.

Dhe nė Rrėzė, nė Ixuar,

kishim dy shokė tė mirė,

ishin si ujė tė kulluar,

Firdusi me gjith Resminė,

U rritėn tė dy jetimė,

u rritėn pa baballarė,

vdekja e mori Resminė,

qė kur ish njėzet vjeē djalė.

I miri Gazi Korkuti,

shoku ynė si flori,

sėmundja shpejt e kėputi,

na iku fare i ri.

Edhe Liftua i shkretė,

nga jeta u nda pa pritur,

nuk e dimė se ēe gjet,

ēsėmundje e kish goditur.

Resmi, Lifto dhe Gazi,

o shokėt tanė tė shtrenjtė,

na ikėt qė nė rini,

pėr ju qajnė djemt e pleqtė.

Aty nga viti pesdhjetė,

nė fshat na erdhi xharahu,

gjithė djemt u bėn synet,

iu hoq pleqve meraku.

Bashkimi u trėmb atėhere,

kur pa xharahun nė shtėpi,

"..baba, do ma pres tė tėrė ..!?"

dhe qante me ngashėri.

Disa shokė ishin tė prapė,

hanin veten nga inati,

nuk linin dy gurė bashkė,

"shejtanėr" ju thoshte fshati.

Me dhi kur shkonim pėrditė,

me vete merrnim paguret,

i mbushnim nė Musto, Koritė,

pėr gryke u lidhnim "oshkuret".

Pastaj ngjiteshim nė Mėllezė,

atje e bėnim pushimin,

dhitė nė Noc e Sinacergė,

neve dilnim tek Ēipini.

Atje rrinim nėnė hije,

nė hije tė shkozės plakė,

dhitė i kishim karshi,

mėrzenin se ishte vapė.

Pas dreke, kur kthehej dita,

i shkulnim dhitė poshtė,

ne zbrisnim nė korita,

ato vinin duke kullotė.

Nė darkė uleshim nė Varre,

nė vijė ato pinin ujė,

pastaj shkonim nė nome,

dhe mbushnim vedrat me shkumė.

Ēdo mėngjes gjėmonte dybeku,

nėnat lodheshin shumė,

qė nga Rrėza gjer te Bregu,

dhalla derdhjej si lumė.

Gjithė burrat e moshuar,

mblidheshin ēdo mbasdite,

kėrciste Xholi nė Ixuar,

mė shumė pėr zbavitje.

Xha Xhevdeti gjithmonė thosh,

sa herė qė bėnte "ramė",

"..mė gjan se u gargallos,

prandaj censurėn me radhė"

Sa herė qė bėheshin dasma,

pėr ne tė rinjtė ishte nder,

se ndiznim zjarret pėrjashta

dhe piqnim mishrat nė hell.

Pa merrnim bukė tė grinjė,

e prisnim atė feta-feta,

e ngjyenim me dhjamė tė shkrirė,

pėr ne ajo ishte jeta!

Nė darkė kur niste dasma,

na priste i zoti i shtėpisė,

herė brenda e herė pėrjashta,

nė sofrėn e bujarisė.

Nė trapeze fillonte kėnga,

anė e kėnd buēiste jehona,

ti dėgjoje ta kish ėnda,

srreshtnin meloditė tona.

Burrat shtroheshin mė vete,

hanin mish, pinin raki,

kėndonin dhe ngrinin bejte,

tė gjithė i kishin zili.

Ata qenė burra zakoni,

puntorė e mendjehollė,

me ta kish lezet sufrani,

shumica kishin dhe shkollė.

Pa kur ngrihej Taro Gjoni,

e hidhte vallen tė rėndė,

zėrin e merrte homoi,

ēkuleshin gur e shkėmbenj.

Ishte edhe xhaVahiti,

qė e dridhte vallen mirė,

rrotullohej pėrmbi gishta,

sikur tė ish balerinė.

Kur merrje culėn nė dorė,

ēi bije me ligjėrime,

sikur kishe bėrė shkollė,

eh, ēma ngrohje zemrėn time!

Ata burra tė nderuar,

mė kan lėnė shumė mbresa,

pėr tė gjithė do tė shkruaj,

qė tė mbahen mend nė breza.

Djemt e Fterrės si sorqedhė,

edhe vajzat si sorkadhe,

kudo ndrisin si ylberė,

do ti skalit nėpėr vargje.

Gjyshet, nėnat hallemadhe,

na kuan, na dhanė gji,

mikėpritse e bujare,

i kujtoj me dashuri.

Me fukarallėk tė madh,

hapinin krahėt e na prisnin,

sapo futeshim nė vath,

me kufeta na gostisnin.

O shokėt e mi tė shtrenjtė,

qė u rritėt me mundime,

nuk do tju harroj pėr jetė,

se me ju kam shumė kujtime.

Sado qė ishim tė varfėr,

ne tė gjith vazhduam shkollė,

herė zhveshur e herė zbathur,

por nga dija shoqėm dorė.

Ishim tė gjithė tė mitur,

kur shkonim nė shkollė nė Kuē,

me vuatje qemė kalitur,

herė me bukė e herė pa bukė.

Ishim rreth njėzetė djem,

rrinim nė shtėpi tė Gjolige,

atje kishim gjetur strehė,

na bėnte dritė njė kandile.

Tė varfėrit ēkemi heq,

nė tė ftohtė , shi e borė,

sish me muaj por me vjetė,

na mbeti ēanta nė dorė.

Disa dolėn profesorė,

disa pėr mėsues vanė,

njė pjesė u bėnė puntorė,

mbetėn dhe nė fshat ēobanė.

Dikush shkoi pėr oficer,

ndonjėri ekonomist,

kush deshi u bė shofer,

inxhinier, doktor, jurist.

U shpėrndanė anembanė,

ku kishte nevojė atdheu,

qė nga Dibra nė Sarandė,

i bekoi mėmėdheu!

 

 

HUNDA E DRERIT

Shokė mė ka mbet merak,

qė tė shkoj nė Hund tė Drėrit,

ma bėn zemra trik e trak,

sju gėnjej, pėr fjal tė nderit!.

Mė duket kam dyzet vjet,

mos kam dhe mė shumė vallė?

por them qė tė shkoj sivjet,

qė ta shuaj atė mall.

Tė shikoj tėndėn e dhėne,

atė tėndėnė me famė,

ku rrinte Godua i Mėngule,

dyzet e shtatė vjet me radhė.

Ajo tėndė madhėshtore,

ku mėrzenin mijra krerė,

ėshtė tėndė beharore,

ska tė paguar nė verė.

Atje ėshtė dhe burimi,

me ujė tė ftohtė bore,

ay ėsht ilaē shėrimi,

bashkė me Kruan e Molle.

Nė atė vend ēdo behar,

verojnė ēobanėria,

janė vėllezėrit tanė,

qė i lashtė Perėndia!

Janė ēobanėt e dhėne,

verojnė pėr bukuri,

me bagėtinė nė mendje,

qė tė bėjnė katandi.

Lumthi ju, more ēobanė,

sa shumė ju kam zili,

kaloni atje beharė,

shijoni atė freski.

Nė mėngjes sa zbardh agimi,

ja fillon kėngės thėllėza,

pėrzier me zė bilbili,

dhe blegėrimėn e dhėnve.

Natėn dhėntė kullosin,

ditėn mėrzejnė nė tėndė,

ēobanėt radiot dėgjojnė,

apo shtrihen, gjumė flenė.

Kur venė dhėntė pėr ujė,

nė krye dashi pėrēor,

hajde moj kope me vulė,

buēasin zile kėmborė!

Dymbėdhjet zile kėmborė,

sa mirė janė ujdisur,

si njė orkestėr frymore,

Zoti i ka jaradisur!

Kur shtrohet stani pėr ujė,

ēobanėt ulen nė brinjė,

marrin longare dhe culė

dhe fillojnė qė tu bien.

Melodia ska tė ndalur,

pėrhapet gjer nė Lėpjetė,

jehona merr gryka , male,

tė hidhet zemra pėrpjetė.

Pa shiko qentė e stanit,

duken tamam si gumenė,

janė besnik tė ēobanit,

dit e nat ruajn kopenė.

Ju, o vėllezėr ēobanė,

i dolėt zot bagėtisė,

me to dimėr e behare,

larg fėmijve e shtėpisė.

Shekuj dhe vite me radhė,

ēobani ėshtė nderuar,

siē thoshin gjyshėrit tanė:

"Ėshtė zanat i bekuar!"

 

 

KATĖR STINĖ

 

Dymbėdhjetė muaj,

katėr stinė njė vit,

pėr to do tė shkruaj,

nė vjersh ti radhit.

Mars, prill, maj,

stina e pranverės,

bukuri e saj,

ēelin lule pemėt.

Vendi gjelbėron,

nur dhe hijeshi,

bilbili kėndon,

oh, sa bukuri!

Qengjat blegėrijnė,

kecėrit vėrrasin,

duan qė tė pijnė,

nėnave ju flasin.

Nga fundi i marsit,

shqerra,kecėr ndahen,

dhe futen nė thark,

larg nėnave mbahen.

Nė muajin prill,

zogjtė shtegėtojnė,

qė nga larg po vijnė,

qiellin mbulojnė.

Ēelin manushaqet,

ēelin luleshqerrat,

vendi zbukorohet,

na erdhi pranvera.

Bora nėpėr male,

ka nisur tė shkrijė,

bari nė livadhe,

fillon qė tė mbijė.

Zogjtė ngrenė ēerdhe,

edhe nxjerrin zogj,

era trėndelinė,

mbushet vendi plot.

Nė maj e qershor,

frut i parė derdhet,

mani dhe qershia,

zerdelia zverdhet.

Bleta punėtore,

lulesh bledh nektar,

hojet si me dorė,

mbushur mjalt si ar.

Pėrtej nė lėndinė,

duken ca sorkadhe,

kullosin dhe rrinė,

brijtė-pėrkrenare.

Lart njė gjeraqinė,

fluturon krenare,

krahet i mban shtrirė,

nuk i lėviz fare.

Diku shikon prenė,

nė pikjad lėshohet,

kthetrat e rrėmbejnė,

gjahut i gėzohet.

Dhen e dhi nė shtrungė,

dy tre herė nė ditė,

vendrat plot me shkumė,

hirra nė koritė.

Qershor, korrik, gusht,

vjen stina e verės,

dielli djeg prush,

dhėntė pranė sterrės.

Njerėzit nxitojnė,

tė shkojnė nė plazhe,

ditėn ta kalojnė,

nė dete e male.

Nė muajt e vjeshtės,

fillon dhe freskia,

piqet rrushi vreshtės,

nxirret dhe rakia.

Gjethet nėpėr pemė,

Fillojnė tė zverdhen,

shi fillon tė bjerė,

nė rrėkera derdhet.

Dhjetor, janar, shkurt,

janė muaj dimri,

zjarri ndizet prush,

afrohesh tek hiri.

Bie borė e tretur,

njerzit ftohtė kanė,

zogjtė qė kan mbetur,

kėrkojnė tė hanė.

Futen nėpėr strehė,

rrinė si tė truar,

vendi duket shkretė,

me borė mbulur.

Gjithė njerėzia,

veshur me tė trasha,

tė pėrlan stuhia,

nuk del dot pėrjashta.

Por dhe dimri i ftohtė,

e ka njė lezet,

dhe me borė qoftė,

tė bėn me shėndet.

 

 

RRUGĖN E MALIT KUJTOJ

Tėrė ditėn rri mendoj,

dhe marr penėn pėr tė shkruar,

rrugėn e malit kujtoj,

ēkemi hequr, ēkemi vuar.

Atė rrugė bėnim pėrherė,

se shumė rrinin nė mal,

si nė dimėr dhe nė verė,

aty banonin nė stan.

Kur e merr rrugėn pėrpjetė,

del nė qaf tė Hamuriqes,

dhe tė jesh si zog me fletė,

mendon lartė si do ngjitesh.

Pastaj hypėn nė Rotua,

ēdo vend ka njė histori,

kėtu dikush u dashurua,

atje bėri njė vaki.

Ecim prapė rrugės lart,

dalim sipėr nė Heri,

mbase do tė pushosh pak,

tė kėnaq ajo freski.

Dalim pastaj nė Rrėmullė,

aty posht shtrihet Galishti,

pėrtej janė arat e Gurrės,

qė natyra i qėndisi.

Qė nga Gurra posht nė Kretė,

janė nja tridhjet haurė,

banonin fterjot e shkretė

dhe nuk u ankuan kurrė.

Ēkanė heq fterjotė e gjorė,

kanė jetuar si e zeza,

nė tė ftohtė, shi e borė,

jo dhe pak, po disa breza.

Vetėm nė pesdhjetė e gjashė,

kur u bė kooperativė,

zbritėn tė gjithė nė fshat,

gjoja pėr njė jet tė mirė.

Tani qė u prish sistemi,

i lanė fshat e vėrri,

u bėnė zotėr tė mallit,

me haur e bagėti.

Janė trembėdhjet kope,

qė beharojnė nė male,

bashkuar dy e nga tre,

formuanė goxha stane.

Nė vjeshtė kur afron dimri,

dhen e dhi zbresin nė fshat,

ndėrsa nė fillim tė prillit,

ngjiten prapė mė tė lart.

Mė pastaj, kur vjen behari,

atje e sheh mrekullinė,

ēelin lulet, rritet bari,

mbushesh erė trėndelinė.

Kėndon thėllėza, bilbili,

thonė agimi ka ardhė,

u bėjnė ēobanve zgjimin,

se kanė dremitur nė pllajė.

 

 

TE KEM KRAHĖ TĖ FLUTUROJ

Kam njė xhėngė e njė brengė,

njė mall qė mė pėrvėlon,

veē pėr ty e dashur Fterrė,

aty mendja mė qėndron.

Tė kem krahė tė fluturoj,

do kaloj fusha e male,

atje do vij tė qėndroj,

atje do rri e do ēmallem.

Tė shoh fshatin me brezare,

kudo pemėt gjelbėrojnė,

mbushur ullinj, portokalle,

bukuritė stė mungojnė.

Tė tė shoh, o Fterra plakė,

Fterra e lashtė nė vite,

tė bredh kalldrėm e sokak,

eh, se ēdjem e vajza rrite!

Tė shoh male, gryka, kodra,

qė i kam rrah cep mė cep,

her me shokė nėpėr lodra,

her me kecėr, dhi e cjep.

Tė bredh vetėm nė burime

dhe tė njom buzėn me ujė,

eh, kjo femiria ime,

her me gaz e her rrėmujė!.

Tė vij e tė sjell ndėrmend,

ata burra tė nderuar,

kur mblidheshin nė "Kuvend"

dhe ēdo hall e zgjidhnin shtruar.

Tė mbledh gjithė shoqėrinė,

tė pjekim njė mish nė hell,

sė bashku ta ngrem dollinė,

ashtu si bėnim ngaherė.

Tė buēasė kėnga labe,

kėnga e dashur fterjote,

tė ngrihemi dhe nė valle,

tė kapemi dorpėrdore.

Kujtoj vajzat si sorkadhe,

veshur ēitjan e peshli,

kėndonin e hidhnin valle,

gjith lezet e hijeshi.

Tė takoj dhe pleqt e fshatit,

me ta tė kėmbej ca llafe,

tė ulem pranė oxhakut,

tė pimė duhan dhe kafe.

Me ta do tia nisim shtruar,

ēna ka lėnė historia,

si kan rrojtur e luftuar,

ndryshe sshkruhet poezia.

Tė dal dhe sipėr nė Kikė,

ku ne djemtė loznim me top,

tė rri tė prehem njė ēikė,

tė sjell ndėrmend ata shokė.

Tė shkoj edhe nėpėr stane,

tė takoj ēobanėrinė,

kur dėgjoj zile, ēokane,

sikur flas me Perėndinė.

Tė ha shėllirė lėkure,

qė mbledhin ēobanėt nė vjeshtė,

tė pi raki me pagure,

tė ndez duhanin me eshkė.

Nė vorreza tė shkoj me respekt

dhe tė vė nga njė tufė me lule,

shpirt i tyre pushoft nė xhenet,

trupi tyre pėrjet nė qivure!

 

 

SI MANARE TĖ RRIS VETĖ

Mora lartė pėr nė male,

thash tė dal pak pėr hava,

rrugėn ma pret njė sorkadhe,

hodhi sytė dhe mė pa.

I fola, po nuk qėndroi,

u bė erė e suferinė,

male dhe kodra kaloi,

mė kot e prita tė vijė.

Do tė kėrkoj tė tė gjej,

sorkadhe ta vura synė,

natėn do pėrgjoj nė hėnė,

kur tė dalėsh nė lėndinė.

Tė prita po ti nuk erdhe,

djersė tė ftohta mė ranė,

apo mė ndoqe pėr ere,

ndaj e ndėrrove meranė?

Nė mėngjes pa gdhirė mirė,

do shkoj tė pres te burimi,

atje sorkadhja do vijė,

atje do bėhet takimi.

Dėgjoj ca hapa tė lehtė,

nėpėr gurgullim tė ujit,

ja ku po vjen qetė qetė,

gushėbardha si pėllumbi.

Sorkadhe e vogėl kėrthinjė,

shtatėhedhura lastar,

si manushaqe nė prill,

mua zemrėn ma ke marr.

Zgjata dorėn qė ta kap,

mė rrėshqiti porsi njalė,

un i kėrkova xhevap,

dhe ajo mi tha ca fjalė.

"..Sorkadh mali kur tė pash,

mėndjen time turbullove,

prit sa tė shkoj ky behar,

se jam e vogėl, milore."

"Ajo bukuri e rrallė,

ai syri yt i shkruar,

ma kan bėrė zemrėn plagė,

mos mė ler mė qė tė vuaj".

"Largohu tani, o djalė,

kam turp nga shoqet e mia,

veēse hėna kur tė dalė,

tė pres tė vish te lajthia".

Sorkadhe mėndjen ta bleva,

do tė tė marr qė sivjet,

nuk do pres qė tė vij vera,

si manare tė rris vetė.

 

 

 

DOLA SIPĖR NĖ RRĖMULLĖ

U ngrita qė nė sėhur,

i hipa mushkės kaluar,

tė shkoj nė stan e haur,

ēobanėt pėr tė takuar.

Mora rrugėn mė tė lartė,

duke ikur i menduar,

nuk di fillin ku ta kap ,

ato mė vijnė trazuar.

Atje sipėr nė Heri,

i zbrita mushkės xanxare,

sma mbajti, s kam kuturi,

bie, bėhem copa fare.

Dola sipėr nė Rrėmullė,

dėgjoj ca zile, kėmborė,

dhen e dhi pėrtej nė Gurrė,

nė krye dashi pėrēor.

Shihni si shtrihet bregdeti,

Qė nga Vlora nė Sarandė,

si njė mal duket trageti,

kur lundron sipėr mbi valė.

Hajde-hajde moj rivierė,

natyra tė ka qėndisur,

mė kot nuk tė thonė perlė,

turistėt i ke mahinitur.

Pastaj shikimin e tret,

ndėr male, gryka e pllaja,

nga Hunda e Drerit nė Kretė,

deri nė Lėpjet tek maja.

Ngado qė tė hedh vėshtrimin,

shoh dhėn , mėrzejnė nė tėndė,

dhe mė poshtė tek burimi,

po pi ujė njė thėllėzė.

Dola sipėr nė Qaf Arrė,

tė takoj nja dy ēobanė,

janė kushurinj tė parė,

Tarasi me gjith Dalanė.

Kur u afrova nė tėndė,

ēobanve u bėj njė zė,

tė ngrihen, tė lidhin qentė,

qė jan shtrirė nė shullė.

Ēobanėt ēohen nė kėmbė:

"Pa shiko se kush na erdhi,

tė dalėm sipėr nė tėndė,

mė ngjan se po vjen Serveri.

Server, o vėllai ynė,

sa shumė na piku malli,

ti je pėr tė pir dollinė,

na sajdis nė maj tė malit".

"Dhe ju, vėllezrit e mi,

ti Taras e ti Dalan,

kisha shumė kėnaqėsi,

tė vij tu takoj nė stan.

Kėmbėkryq e pėrmbi bar,

fillon muhabeti shtruar,

kėmbyem nga njė cigare,

kutitė duhen ndėrruar.

Mė pastaj, sipas zakonit,

tė shtrojnė raki tė mirė,

por nuk mjafton as bidoni,

kur ke pėrpara shėllirė.

U pėrqafuam, u ndamė,

mora rrugėn tatėpjetė,

qė ti zė stanet me radhė,

nga Hund e Drerit nė Kretė.

Ja ku ėsht Galisht i Mesmė,

mu kujtua xha Vahiti,

kur i binte culės sė shkretė,

ndalonte kėngėn bilbili.

U nisa pėr nė Qutec,

mė pret motra te hauri,

qė nga larg e pėrshėndes,

ulem pak majė njė guri.

 

E dashura Hamise,

ēobanesha e vėllait!

Erdha, ja, kėtu mė ke,

mu nė stane, majė malit.

U pėrqafuam me mall,

lotėt mė rrodhėn si krua,

piva njė sapllak me dhallė,

tėrė trupi mu freskua.

Pastaj hypa lart nė shtrat,

nga mali hodha vėshtrimin,

pres tė vijė im - kunat,

tė bjerė kopen te mrizi.

Dhitė po zbresin nga mali,

i pėrēon cjapi me zile,

i gjatė mė duket vargani,

do pinė ujė nė Vidhez.

Ja po vjen dhe Sulo Zhupa,

me njė thėllėzė nė dorė,

e ka vrarė nė Lėpusha,

lart, nė malin me dėborė.

Nesėret vamė nė Gurrė,

sipėr, te kroi i Asllanit,

njė sheleg nė hell e vumė,

qe zakoni i ēobanit.

U ulėm shtruar nė hije,

krici kėnga, muhabeti,

me mish pėrpara dhe pije,

me dolli edhe shėndete.

Vėllezėr, tė mė besoni,

atje ėshtė mrekulli,

po tė doni e provoni,

shkoni verės pėr freski.

Nga Hund e Drerit nė Kretė,

mė shumė se dhjetė burime,

Galishtit i japin jetė,

vend i begatė pėr prodhime.

 

 

THĖLLĖZĖ QĖ RRI NĖ MAL

Thėllėzė qe rri nė mal,

varu posht, eja nė stan,

dashin do ta bėj kurban.

Dashin do ta pjek nė hell,

Tė ham mish, tė pimė verė,

Tė pimė ver e raki,

te burimi nėn lajthi,

ku ka hije dhe freski.

Thėllėzė me naze shumė,

moj thėllėza nė kuvli,

nė darkė do flemė gjumė,

do bėjmė pak dashuri,

tė mbulohemi me shark,

tė cikemi bark pėr bark.

Nė mėngjes pa gdhirė mirė,

Bashk do shkulim bagėtinė

dhe do i biem nė shtrungė,

ti ngaē ti e ti mjel unė.

Moj thėllėza gur mbi gur,

ētė ka rėnė ai nur,

nuri yt i bukurisė,

shpirti yt i dashurisė.

 

 

MOJ FTUJA VILORE KUQE

Moj ftuja vilore kuqe,

qė to bėhesh protojene,

tėrė naze tėrė huqe,

mendjen seē ua more djeme.

I ēon kudo nė burime,

nė asnjėrin su jep ujė,

me lezet u bėn dredhime,

ftujė, e bukura ftujė!

Por shiko se sflė bandilli,

pret si gjahtari nė brinjė,

nė sabah pa feksur ylli,

do humbasėsh vajzėrinė.

Do ta kėrkosh nėpėr stane,

ku je vajzėri e shkretė,

tė mbajta si bor nė male,

por tė lash e ike vetė.

 

 

JANĖ GRANATA MĖSIMORE

Kur mė vjen mė rri karshi,

tė gufojnė ata gji,

mos mu qas, po rri aty,

na shove, na bėre hi.

"Djalė pse u frikėsove,

janė granata mėsimore,

nuk kan mbushje bėrthamore,

harrėm paē po si fėrkove!"

"Jo moj jo, bėra shaka,

lumthi ajo qė i mba,

tė fryra si me maja,

plastė kush si ka sevda!"

 

 

IKE LARG PĖR TĖ STUDIUAR

Shefki, o fteriot i shquar,

brezi ynė stė ka njohur,

ike larg pėr tė studiuar,

por me zemėr tė plagosur.

Kur ike, ishe martuar,

le Hanon me dy fėmijė,

sėrishmi pėr tu bashkuar,

prisje momentin tė vije.

Ah, i dashuri Shefki!

Dragushin e dogji malli,

ndaj dhe iku shumė i ri,

se pėr ty ju zhurit xhani.

Fterra kishte shumė dėshirė,

ty Shefki tė tė shikonte,

prisnin gruaja me Sherinė,

qė zemrėn ua pėrvėlove.

Po ēe do, fati nuk deshi,

se ti na ike i ri,

ėndrra jote sa larg mbeti,

nė Amerikė, Kaliforni.

 

 

KĖSHTU MBEĒIM,TĖ BASHKUAR

Nė takimin nė Tiranė,

nė fund tė majit, ngahera,

u mblodhėn fshatarėt tanė,

qė nga Saranda dhe Fterra.

Ishte si diēka hyjnore,

ajo ditė nė Tiranė,

kur i shihje dorpėrdore,

motrat dhe vėllezrit tanė.

Kėngėt dhe fjala e zgjuar,

Nė zemrat tona do mbeten,

"kėshtu mbeēim, tė bashkuar!",

ato kurrė nuk do treten.

 

 

ZJARRI QĖ U NDEZ NĖ LUMĖ

Zjarri qė u ndez nė lumė,

doli nė Pirg, nė xhade,

u dogjėn dhe ara shumė,

disa pyje mbetėn dhé.

Me vrap shkuam nė varreza,

dhe vumė duart nė kokė,

varret blozė, pik tė zeza,

nga sytė na shkuan lotė.

Prindėrit tanė rėnkuan,

as aty si latė rehat,

mbase dhe u mallėkuan,

se keni bėrė mėkat.

Pse u mbetėn ato duar,

tė u ishin ndezur flakė,

zhuritur e pėrvėluar,

tė kullonin qelb e gjak.

Zjarri, plumbi edhe guri,

kur dalin ato prej dorės,

jo, me to nuk mburret burri,

ndaj ti vėmė gishtin kokės!

 

 

VRANISHTI LINDI BILBILA

Muhamet Tartar Vranishti,

tradita jote tė ndriti,

qė tė shkruash poezi,

nga babai Qendro Ali.

Libri yt me poezi,

("Vallja e vetėtimave"),

mė dha shumė kėnaqėsi,

Vranisht, o vendi i trimave.

Mė ēove e ku smė ēove,

kapėrceva fusha, male

dhe mendjen ma fluturove,

nėpėr skena, festivale.

Ato kėngė e ato valle,

janė erė e suferinė,

pa nota, pa pentagrame,

ndezin zjarr polifoninė.

Vranishti lindi bilbila,

vjershėtorė tė dėgjuar,

mbinė porsi karafila,

kėngė labe duke shkruar.

 

TRADITA SHKON BREZ PAS BREZI

Bejtet Fterrės kush ia shkroi?

kush mbeti nė histori?

Isuf Avrec vjershėtori

dhe shumė tė tjerė pas tij.

Tradita shkon brez pas brezi,

vjen gjer sot nė ditėt tona,

vargjet e kėngės i ndezi,

vjershėtori Teno Lona.

O Teno Lonė fterjoti,

sa bukur kėngėt i "gdhėnd",

si rilindėsit qėmoti,

tė skalitura nė shkėmb.

Kur dėgjon kėngėt e tua,

zemra hop, tė ngrihet pesh,

vargjet burojnė si krua,

i dėgjon e buza qesh.

Seē ja merr Hasan Mehmeti,

me zėrin si gjeraqinė,

gjėmon mali, tundet deti,

lezeton polifoninė.

Gjer nė gryka shkon jehona,

pleksen zėrat palė palė

ia kthen kėngės Taip Lona,

oshėtin si det me valė.

Kur ia hedh kėngės Livani,

te burimi, nė Ixuar,

zbresin ēobanėt nga stani,

bilbilat duke dėgjuar.

Fterrė, o e bukur Fterrė,

kėng e valle gjithė fshati,

rapsod e poet pėrherė,

plast bilbili nga inati!

Kur festuam nė shtator,

gjith fterjotėt u gėzuan,

doli dhe njė vjershėtor,

lart, nė Kika, mbi Ixuar.

O Tomorri i Avrece,

nga fisi tė ra damari,

qė thurnin vjersha dhe bejte,

na vjen si lule behari.

 

 

NIPI I SELIM HASANIT

Ku ėsht Pelivan Bajrami,

pse ka heshtur pen e tija?

nipi i Selim Hasanit,

e nderonte labėria.

A mos vallė kėrkon fat,

nuk je mė nė Shqipėri?

Mos ke ikur refugjat,

pėrtej detit nItali?

Kudo qė tė jesh, o djalė,

pena jote mos pushojė,

ta ngjyesh nė det me valė,

qė zemrat tė na shėrojė.

 

 

KURVELESH I TRIMĖRISĖ

Kurvelesh i trimėrisė,

nė shekuj ti ke luftuar,

o shqiponjė e Labėrisė,

me lavdi shekuj mbuluar.

Historinė e ke shkruar

me gėrma nė lapidar,

ēelik zemrėn tė bashkuar,

pėr armikun flakė e zjarr.

Djemt e tu si kapedanė,

luftuan me armė nė dorė,

gjersa ēliruan vatanė

dhe pėr tė ranė dėshmorė.

 

O ju djemtė e Labėrisė,

o ju heronj legjendarė,

simbol pėr brezat qė vijnė,

me ju do mbeten krenarė.

 

ĒMU KUJTUA GURI I ĒOKĖS

Ēmu kujtua guri i Ēokės,

lart nė mal, mera e rrallė,

ka qėnė vend i kullotės,

pėr gjithė ēobanėt tanė.

Atje rri si nė ballkon,

shikon syri gjithėsinė,

ay vend tė frymėzon,

qė tė derdhėsh poezinė.

Atje Isuf u Avrece,

dimėr e behar me dhi,

shkroi kėngė, thuri bejte

dhe mbeti nė histori.

Pėr at vend babai i shkretė,

mė fliste me dashuri,

se atje shkoi njė jetė,

nė kullotė, me bagėti.

 

 

NĖ SHKOLLĖ TĖ KUĒIT TĖ NJOHA

Kėto vagje ia kushtoj,

shokut, Mustafa Gjokutaj,

si buqetė ia dhuroj,

nga Fterra, Servet Dautaj.

Qė nė moshėn dhjetė vjeē,

babai u la jetimė,

gjashtė fėmijė tė shkretė,

nė Kuē vaj e ulėrimė.

Nė shkollė tė Kuēit tė njoha,

fterjotė e kuēiotė bashkė,

shoqėrinė e rriti koha,

u ngrit lartė e mė lartė.

Aviator qė i ri djalė,

si shqiponja pėrmbi pyll,

kur uleshe nė pikjadė,

sikur shkėputej njė yll.

Shumė vjetė fluturim,

i re mbarė Shqipėrisė,

zemrėn zjarr e syrin trim,

o shqiponjė e labėrisė.

Fati, Mustafa, nuk deshi,

si na ike pa kuptuar,

jetimit buza si qeshi,

jeta nė mes ty tu shua.

E le dhe gruan te ve,

i le femijtė jetimė,

mbetėn si zogj pa fole

dhe u rritėn me mundime.

 

 

PĖR ATO DY VJET NĖ SASAJ

Tė shkruaj njė poezi,

duhet tė mendohem mirė,

ėsht pėr ty, o xha Remzi,

ndaj ma shton kėnaqėsinė.

Burrė, shtylla e shtėpisė,

me ty kish lezet sufrani,

i kėnges dhe i rakisė,

stė harroj Remzi Serjani.

Ke rritur pesė fėmijė,

i ēove pėr ti shkolluar,

iu bėfshin ditėt njėmijė,

se stė kanė turpėruar.

Ulur kėmbėkryq nė qoshe,

pranė vatrės ndezur shpuzė,

xhezvenė dyshe tė kafesė,

cigaren e dredhur nė buzė.

Merrje cekuren nė dorė

dhe gėrshėrėn e hardhive,

Hasell, Vardhan e Kullurė,

gjithė ditėn andej rrije.

Ato tė dy vjetė nė Sasaj,

pranė njerėzve tė mi,

pėr mua ishte parajsa,

qė kujtoj me dashuri.

 

 

MOS MĖ QĖRTO, PO TĖ DUASH

More nipi i Kurkute,

sa shumė qė mė gėzove,

por dhe nė mendim mė fute,

tė shkruaj mė detyrove.

Unė me kėnaqėsi,

mora lapsin qė tė shkruaj,

po ēe do, emrin sta di,

mos mė qėrto, po tė duash!

O ti nipi i Rakipit,

qė gjyshin e ke pyet,

-ēėshtė ky qė shkruan vjersha

dhe quhet xhaxhi Servet?

Ti je filiz trėndafili,

ndaj xhaxhi tė porosit:

"librat mos i ndaj nga gjiri,

se jetėn ta bėjnė drit".

Babi, mami edhe gjyshi,

kėshtu do gėzohen shumė

dhe do tu kėnaqet shpirti,

kur nė jetė tė lėsh gjurmė.

 

GOMARI I KRYEPLAKUT

(humoristike shoqėrore)

Ajo natė nė Gjozikė,

jo, nuk ka pėr tu harruar,

Daut Mehmeti zė pritė,

ujkunė pėr tė pėrgjuar.

Sa fillon e bėhet natė,

vjen njė hije nė kasolle,

por Dauti nuk e zgjat,

i zbraz njė karikatore.

Daut, avash, mos u ngut,

ajo nuk qe egėrsirė,

mė duket si kafsh e butė,

qė ngatėrroi shtėpinė.

Eh, po ēbėre, a i vrarė!

Ajo kafsh vinte pėrnatė,

se donte nuse gomarė,

i gjori, qėnkej vėrvatė!

Kur zbardhi dita, e pe,

menjėherė tė zuri gjaku,

-o bo,bo! - me vete the,

-ėshtė gomari i kryplakut!

 

SHELEGE, KU ISHE MBRĖMĖ

Shelege, ku ishe mbrėmė?!

tė prita qė bashk tė flėmė,

se ashtu e kishim lėnė.

Mbase nuk tė la jotėmė,

nga frika mos bėje gjėmė.

Ēmė zu sabahu nė lėmė,

tėrė mall e tėrė tėngė,

nesėr do mė preē nė tėndė,

po serdhe do bėhet gjėmė.

 

 

U GJET VARRI I ĒIFUTIT

(shoqėrore)

Aty nga fundi i shkurtit,

mu pėrtej nė Galile,

u gjet varri i "ēifutit",

u hap lajmi si rufe.

E gjet Tenua me Beshirin,

kėshtu dėgjuan fshatarėt,

ata zaptuan floririn,

dhe i mbushin plot hambarėt.

Po ēe do, gjetėn belanė,

iu vunė prapa spiunėt,

me vrap shkuan nė Sarandė,

qė tė ngatėrronin punėt.

Pėr ēudi, njė dit mė pas,

fshati me policė plot,

u shqyen tė gjith nė gaz,

se mundi u vate kot.

E nderuar polici,

spiunėt u thanė profka,

se nuk gjetėn, jo flori,

por mė duket se as kocka.

 

MOS E KISHE KOKOSH FARE

(Shoqėrore-humoristike)

Ēelo, njė haber mė thanė,

qė tė vodhėn njė kokosh,

bobo, tė bėnė hatanė!

Cilėt qenė ata kodoshė?

Than se ishe nė shtėpi,

ta morėn ditėn mė drekė,

e qysh nuk pe asnjeri,

pse su shkrepe njė dyfek?

Tė gjet i madh hatajet,

e kishe blerė me pare,

mbetėn pulat pėr ibret,

mos e kishe kokosh fare?

Ētė them tjetėr, vėlla Ēelo,

ti ke dhe njė qen tė fortė,

e ke marr nga nipi Teno,

ėsht i sert, stė qas nė portė.

 

DO TI THĖRRAS PARLAMENT

Dua tė shkruaj njė bejt,

nuk di se ētitull ti vė,

do ti thėrras "parlament",

mbase nuk mė thonė gjė.

Pėrball "Dajtit", "Shqipėria",

kish emrin njė kafene,

aty mblidhej shoqėria,

kuvėndonin me ide.

Fillonin qė ora dhjetė,

duke ardhur radhė radhė,

gjer nė orėn njėmbėdhjetė,

bėhej grup parlamentar.

"Parlamenti" ėsht i ēmuar,

atje mblidhen shum fterriotė,

vijnė dhe pėr tu takuar,

ata qė janė nėpėr botė.

Ndaj ju fshatarėt e mi,

qofshi gjithnjė tė bashkuar,

tė rrojmė nė dashuri,

njėri-tjetrin ta duam.

 

 

FTERRĖ E LASHTĖ E HITORISĖ

Fterrė e bukur nė grykė,

mali kurorė tė rrethon,

natyra tė fali si prikė,

dhe flladin e detit Jon.

Fterra portė e Kurveleshit,

sa miq ke pritė e pėrcjellė,

kur vinin nga mali, bregdeti,

ti sofrėn u shtrove pėrherė.

Fterrė e lashtė e historisė,

Fterrė e dijes, kultlurės,

Fterra jonė e bujarisė,

Fterra e pushkės, e punės.

Fterra e Lazo Kofinės,

Fterra e Maro Kondes,

Fterra e Islam Gjonikės,

e Mene Zhupes patriote.

Fterra e Selim Gjonikės,

Fterra e Lame Xhamės,

Safet e Xhevdet Kofinės,

e mėsuesit Neim Zanit.

Fterra e Hiqmet Dushės,

Fterra jonė e trimėrisė,

djemtė e tu ia dhe luftės,

gjashtė dėshmor tė lirisė.

 

 

DRITĖRO, O PENĖ E ARTĖ

I dashur Dritėro Agolli,

shkrimtar dhe poet i shquar,

burr i ndritur i Devollit,

bir i shqipes, i nderuar.

Fare pak ke fjetur gjumė,

se natė e ditė ke shkruar,

mbase dhe je lodhur shumė,

por penėn se ke lėshuar.

Dritėro, o penė e artė,

gjeni i letrave shqipe,

si zgalemi ngjitesh lartė,

fluturon ti nėpėr vite.

Patriot dhe atdhetar,

shkrimtar me shumė kulturė,

mbete puro shqipėtar,

asnjėherė su bėre urė.

O njeriu ynė i shquar,

sjam poet, por bejtexhi,

kėto vargje mė buruan,

veē nga respekti pėr ty.

 

 

SEVDAJA MA NDISTE GJAKUN

Kur ti mė shkoje sokakut,

dilja tė prisja te porta,

sevdaja ma ndiste gjakun,

mė vin tė tė mirrja hopa.

Kur mė shkoje rėndė rėndė,

me shtatin porsi selvi,

djemtė qė rrinin nė lėmė,

tė shikonin me zili.

Ndriste rruga si ylberi,

me gjithė ngjyrat e tija,

eh, ēu verbova i mjeri,

e ēmu desh atje tė rrija?

Kur shkoje pėr ujė nė krua,

si thėllėza pėrmbi gur,

bucelėn mbi shpinė ngarkuar,

moj lulėkuqja nė grurė.

Gjoksin shtrėnguar tėrkuza,

sumbullat kullojnė djersė,

bėnin ēmos tė ēahej bluza,

se kishin tė madh siklet.

 

 

VJEN MILORJA RĖNDĖ - RĖNDĖ

Dola sipėr nė njė tėndė,

vjen milorja rėndė - rėndė,

ndriste si bora nė hėnė,

kur e pash, ngriva nė kėmbė.

Bėj ti flas e si flas dot,

se mu blodh njė lėmsh nė grykė,

ēėsht kėshtu, i madhi zot,

ma mbylli gojėn kjo vitė.

Do marr njė degė tėrfili,

ti heq fletėt njė nga njė,

tė ma thot me zė bilbili,

nė do shkoj tė flė me tė.

 

 

CIRKUA NJĖ ZOG I RRALLĖ

Flora dhe fauna e Fterrės,

kafshė tė egra dhe shpendė,

vijnė gjer te prag i derės,

pasuri me shumė vlerė.

Derra tė egėr, zorqedhė,

dhelpra, lepuj e kunadhe,

larash, gjeraqin, skiferė,

tė gjith spėrmenden nė vargje.

Cirkua njė zog i rrallė,

pish e verdhė, krahėt e zeza,

nga ēvend i largėt vjen vallė?

Veron nė vende tė freskta.

Kėnga e saj njė mrekulli,

mė zgjon pa zbardhur agimi,

ia thotė me dy melodi,

pėr mua ilaē shėrimi.

 

 

O SERVET, QĖNKE I MARRĖ

Eshtė ora njė e natės,

vij rrotull e smė zė gjumi,

e di qė e kam prej vapės,

djersėt mė shkojnė si lumi.

U ngrita e ndeza dritėn,

mora lapsin qė tė shkruaj,

do rri e do tė pres ditėn,

sonte qėnka thėn tė vuaj.

Duke ndenjur nė karrike,

thashė tė bėj njė kafe,

qė gjumin ta ndjek me priqe,

tė mos mė vijė havale.

Mbi fletore duke shkruar,

mė vajti mendja nė fshat,

nė Ngurrėz edhe nė Ixuar,

atje tė shkoja me vrap.

O Servet, qėnke i marrė,

ku tė vete mendja ty,

pa rri kėtu nė Tiranė

dhe Fterrės bėja me sy.

 

 

ME SHPIRT NIXUAR PĖRDITĖ

O Fterrė, e bukura ime,

pse nė zemėr mė je vrarė,

a po ke mbetur jetime,

se ikėn djemt e tė lanė?

Po ti je nėna e madhe,

radhė radhė i rrite djemtė,

jo, tė gjithė dot si mbaje,

u dhe rrugėn pėr nė jetė.

E ke parė nė shtator,

sesa shumė u gėzove?

Erdhėn djem e vajza plot,

ndėnje me ta, u ēmallove.

O Fterra ime e rrallė,

djemtė e tu qė ti ke rritė,

tė vijnė pėr ēdo behar,

me shpirt nIxuar pėrditė.

Kudo pėr ty qajnė halle,

ulen, bisedojnė shtruar,

tė lidhur si nė njė valle,

bijtė e tu tė respektuar.

Per ne ti je nėn e shtrenjtė,

se na ke dhuruar jetėn,

nuk ka emėr me tė shenjtė,

fterjotėt smohojnė veten.

 

 

JE SI PARISI DHE VJENA

Trupi dhe shpirti mu thanė,

moj Fterra ime e dashur,

por njeri nuk ma di hallė,

pse zemrėn e kam tė plasur.

Ėshtė i vetmi behar,

qė nuk shkova dot nė fshat,

dal shetit nėpėr pazar,

nga vapa bėhem lugat.

Shpirti mbushet me trishtim,

kur jam larg nga ty, o Fterrė,

me duket si nė mėrgim,

se atje e kam folenė.

Tė kujtoj e qaj me ligje,

atje kalova rininė,

nato kodra, nato brigje,

ku mban era trėndelinė.

O Fterra ime e shtrenjtė,

mė dukesh kala me bedena,

pėr mua mbetesh e shenjtė,

je si Parisi dhe Vjena.

 

 

DO TI KĖNDOJ TRIMĖRISĖ

Do ti kėndoj Kurveleshit,

do ti kėndoj trimėrisė,

se ai shpatėn e zhveshi,

nė rrjedhat e historisė.

U ngrite pėrmbi osmanė,

i veshur me fustanellė,

nė brez ngjeshur jataganė,

shqipėtari sduron zgjedhė.

Kurvelesh, male dhe gryka,

ku ndėrton folen shqiponja,

kudo istikame, prita,

gjaku ka rrjedhur buronja.

Sipėr Kuēit, mal i Shkagės,

ishte kala e Gjolekės,

atje trimat lidhnin plagėt,

i digjnin me zjarr tė eshkės.

Nxorre trima kapedanė,

Zenel Gjolekė kuēiotin,

Hodon e Ēelo Picarė,

Lazo Kofinė fterjotin.

Dhe nė luftėn ēlirimtare,

pėr lirinė e Shqipėrisė,

o Kurveleshi me halle,

me gjak shkrove historinė.

Dhe Evropa e bashkuar,

lart ta ēmoi trimėrinė,

Kurveleshi ka luftuar,

Kuēin e shpalli martir.

Por ka ende bukėshkalė,

qė dhe luftėn e mohojnė,

mos ti lėm tė hedhin baltė,

historinė ta errėsojnė.

Se historia ėshtė gjallė,

me gėrma tė arta shkruar,

ka ēarė nė shekuj me pallė,

jo, kurrė nuk duhet mohuar!

 

 

KAPEDAN, LAZO KOFINA

Ēėsht ai qė shkon mbi kal,

patkojtė ēika nė strrall,

i shpejtė si vetėtima,

kapedan, Lazo Kofina.

Lazo Kofina i parė,

me Gjolekėn kėshilltar,

i shpejtė si vetėtima,

kapedan, Lazo Kofina.

I veshur me fustanellė,

era i rrėmben ēepenė,

i shpejtė si vetėtima,

kapedan, Lazo Kofina.

Nė kokė qylah tė bardhė,

nė brez ngjeshur jataganė,

i shpejtė si vetėtima,

kapedan, Lazo Kofina.

Nėpėr male, gėrēe, brigje,

kalon monopate, shtigje,

i shpejtė si vetėtima,

kapedan, Lazo Kofina.

Tė mbushur e mban dyfekun,

nė shėnjestėr turkun, grekun,

i shpejtė si vetėtima,

kapedan, Lazo Kofina.

Armiqt i shtrive si derra,

trim mbi trimat Lazo Fterra,

i shpejtė si vetėtima,

kapedan, Lazo Kofina.

 

 

LOTI SYTĖ MI VERBON

Zhupaj dhe Fterra e tėrė,

ēėshtė kjo e madhe gjėmė!

Lotėt akoma pa tharė,

medet, iku tjetėr djalė!

Tre djem me gjithė babanė,

gjėmė e madhe nė njė derė,

ishin tė tre djemtė tanė,

u plagose rėnd o Fterrė.

O zot, pse spate mėshirė,

qė nusen e le tė ve ,

mbetėn fėmijėt jetimė,

porsi zogjtė pa fole.

Vajton Ēaparja me ligje,

jetėn dhe dertet e saj,

zemėr e shpirt ia zhurite,

ska me kė hallet ti qaj.

Thuaja Xhevo me ligje,

qaj dhe ti dertet e tua,

me tė madh tė keq i rrite,

ndaj lotėt derdhen si krua.

Ti je njė zonjė fisnike,

ti ishe dhe burrė dhe grua,

tė gjithė nė kėmbė i prite,

se dhimbja do pėrballuar.

Qaj dhe ti motra Mirė,

apo lotėt janė tė tharė?

Trupi dhe shpirti ta dinė,

e ke tė zhuritur xhanė.

Dhe ju vėllezėr tė qani,

Islam, Sulo e Flamur,

por dhe kurajo tė mbani,

se fati kėshtu e ka prur.

Lapsi nė dor smė qėndron,

dora dhe zemra mė dridhen,

loti nė sy mė verbon,

kjo gjėmė nė letėr shidhet.

 

 

NA MĖSOI ABC-nė

Nė Fterrė nė shkollėn fillore,

xha Neimin kishim mėsues,

tė gjithve ne na mėsonte,

ishte i rrept e kėrkues.

I gjithė brezi i im,

dhe shumė breza tė tjerė,

mėsuesin kujtojn me nderim,

ai na mesoi abc-nė.

 

 

LUFTOVE ME PUSHKĖ E PENĖ

Nė Kurvelesh, nato gryka,

nė Fterrėn tonė tė bukur,

lindi, u rrit Shaqo Mita,

fukarai i kėputur.

Vuajtjet, hallet e tua,

i pėrjetove nė vargje,

pranė burimit frymėzuar,

i mbrujte si bukė nė magje.

Shaqo Mita vjershėtori,

pushkėn se ndave nga syri

zemrėn si ujė Ixori,

vatanin pėrherė te gjiri.

Luftove me pushk dhe penė,

nuk durove robėrinė,

doje tė rroje me nder,

ndaj dhe jetėn pėr lirinė.

Pranė burimit nė Ixuar,

Ėshtė ngrit njė lapidar,

emri yt pėrjetėsuar,

me pesė shokė me radhė.

 

 

PO DHE LĖVDATAT SI DUA

Brezave qė vijnė pas,

po ju lė ca poezi,

gatuar me breng e gaz,

shkruajtur me dashuri.

Ju vjershat kur ti lexoni,

mė sillni ndėr mend dhe mua,

mos mė shani, po tė doni,

po dhe lėvdatat si dua.

Mos e harroni Serverė,

ta kujtoni atė burrė,

e dogji malli pėr Fterrė,

nga ajo nuk u nda kurrė.

 

 

 

 

 

 

Enter supporting content here

Degjo zogun